Jon Bon Jovi ndërpreu koncertin, pritet të ricaktojë shfaqjen

Jon Bon Jovi ndërpreu koncertin, pritet të ricaktojë shfaqjen

Grupi legjendar amerikan Bon Jovi u detyrua të ndërpresë para kohe koncertin e së enjtes në mbrëmje në Madison Square Garden të New Yorkut, pasi frontmeni Jon Bon Jovi njoftoi publikun se nuk ishte në gjendje të vazhdonte performancën për shkak të një infeksioni të sinuseve. Rreth 90 minuta pas nisjes së koncertit, këngëtari iu drejtua fansave nga skena, duke u kërkuar të mos i hidhnin biletat, pasi grupi do të përpiqet të gjejë një datë të re për ta kompensuar shfaqjen. “Nuk kam folur me askënd për këtë, por mos i hidhni biletat. Do të gjejmë një zgjidhje dhe do ta ricaktojmë koncertin. Por sonte duhet ta ndërpres”, tha Jon Bon Jovi para se të largohej nga skena. Një përfaqësues i grupit konfirmoi se...