Java e filmit shqiptar në Berlin, nga prodhimet e Kinostudios deri te krijimet më të fundit të kinemasë sonë

Java e filmit shqiptar në Berlin, nga prodhimet e Kinostudios deri te krijimet më të fundit të kinemasë sonë

Filma të kinemasë shqiptare po shfaqen në “Fly Like an Eagle” në Berlin. Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” u hap me filmin “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kubaro, për të vijuar dhe me të tjerë prodhime të kinemasë shqiptarë. Më 7 maj në Babylon Berlin bashkë me shfaqjen e filmit “Vdekja e kalit” publiku i pranishëm pati rastin të takojë dhe aktorin e mirënjohur shqiptar Timo Flloko dhe të bashkëbisedojë me të, me moderimin e Odeta Çunajt. “Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës, me regji nga Saimir Kumbaro dhe skenar nga Nexhati Tafa me muzikë nga Rene Aubry është realizuar në vitin 1992. Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri janë ndër aktorët në këtë film....