Interes për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, nga janari e deri më tani është vizituar nga 16 mijë turistë vendas e të huaj
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga atraksionet kulturore më të vizituara, duke tërhequr gjatë gjithë vitit një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj. Vizitorët zgjedhin të njihen nga afër me një prej koleksioneve më të pasura të artit ikonografik bizantin dhe pasbizantin në Shqipëri. Anastasia është një vizitore nga Ukraina e cila së bashku me bashkëshortin e saj Aytek ka zgjedhur që të njihet me koleksionin e rrallë të ikonave që mbart muzeu. “Unë jam Anastasia dhe vij nga Ukraina. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Është një vend shumë, shumë i bukur. Burri im ka prejardhje shqiptare. Nëna dhe gjyshi i tij janë me origjinë nga Shqipëria. Para shumë vitesh ata u shpërngulën në...
Burimi:
vizionplus.tv