Tre vjet nga vdekja e akademikut Bahri Beci, kujtohet kontributi i tij në gjuhësinë shqiptare

Tre vjet nga vdekja e akademikut Bahri Beci, kujtohet kontributi i tij në gjuhësinë shqiptare

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përkujtuar akademikun dhe gjuhëtarin e njohur Bahri Beci, në trevjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Bahri Beci u nda nga jeta më 20 gusht 2023, në moshën 87-vjeçare. I lindur në Shkodër në vitin 1936, ai ia kushtoi veprimtarinë e tij shkencore studimit të gjuhës shqipe, veçanërisht dialektologjisë dhe fonetikës. Pas përfundimit të studimeve universitare në vitin 1958, Beci nisi punën si kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë. Gjatë karrierës së tij ai mbajti disa detyra drejtuese, përfshirë përgjegjësin e sektorit, drejtuesin e projekteve, sekretarin shkencor dhe drejtorin e institucionit, përcjell KultPlus. Në kuadër të specializimit të tij shkencor, ai qëndroi në Paris, ku mbrojti doktoratën me studimin mbi sistemin zanor dhe bashkëtingëllor...