Rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar, Ministria zgjat afatin për Provimin e Maturës

Rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar, Ministria zgjat afatin për Provimin e Maturës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore është zgjatur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00. Sipas njoftimit, aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00. Deri më tani për provim kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar. Ministria ka bërë të ditur se vendimi për zgjatjen e afatit është marrë me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve që plotësojnë kushtet të aplikojnë dhe të përfshihen në proces. Kandidatët që ende nuk kanë aplikuar kanë kohë deri më 24 gusht, në orën 11:00, për ta...