Ilirian Ali: Emocioni i skenës dhe lidhja me teatrin mbeten të pandryshuara pavarësisht kohës

Ilirian Ali: Emocioni i skenës dhe lidhja me teatrin mbeten të pandryshuara pavarësisht kohës

Në skenat teatrore në vend vihen vepra shqiptare dhe të huaja, por rëndësi ka edhe mënyra se si realizohet procesi krijues. Në lidhje me procesin krijues në teatro, aktori Ilirian Ali thekson se mungesa e debatit artistik dhe e analizës ndikon në cilësinë e shfaqjes. Në intervistën për gazetën “SOT” aktori Ilirian Ali ndalet gjithashtu te rrugëtimi i tij i gjatë në teatër dhe lidhja e pandarë me skenën. Ai kujton vitet e punës mes provave dhe shfaqjeve, që sipas tij kanë formësuar identitetin e tij artistik. Ai tregon se gjatë karrierës së tij ka interpretuar role të ndryshme, duke lëvruar si komedinë ashtu edhe dramën, sipas natyrës së tij artistike. Për të edhe leximi i poezisë dhe letërsisë mbetet një pjesë e rëndësishme e...