“Honoris Causa” për Lucia Nadin, studiuesja e njohur italiane vlerësohet nga universiteti “Luigj Gurakuqi”

“Honoris Causa” për Lucia Nadin, studiuesja e njohur italiane vlerësohet nga universiteti “Luigj Gurakuqi”

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i ka akorduar titullin “Honoris Causa”, studiueses Luçia Nadin një personalitet i shquar i albanologjisë, njëkohësisht mike e qytetit të Shkodrës. Nadin falënderoi shqiptarët për mirënjohjen, ndërsa shtoi se ka një lidhje shpirtërore me Shkodrën. “Dua të falënderoj rektorin, universitetin, kolegët, qytetin e Shkodrës, që gjithmonë ka qenë në fokus të studimeve të mia në këto 30 vite. Edhe këtë pak kohë që më ka mbetur për të punuar, ky qytet do të jetë në prioritetin tim, pasi Shkodra është jo vetëm pjesë e studimeve të mia, por edhe pjesë e jetës sime. Është një qytetërim që ka lidhje të forta me Italinë dhe Shkodrën e gjen kudo në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Sot, gjurmët tuaja gjenden nga Jugu në...