“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos nga droni rus, tregtari ukrainas flet nga shtrati i spitalit: Gruaja iku me vrap
Një shitës perimesh në qytetin Kherson të Ukrainës i ka mbijetuar sulmit nga një dron gjatë kohës që po përgatiste stendën e tij në treg. Pamjet e publikuara nga policia ukrainase tregojnë dronin duke e ndjekur 52-vjeçarin rreth automjetit të tij, përpara se të shpërthente. Burri pësoi plagë nga copëzat e predhës dhe u dërgua në spital. 52-vjeçari, i identifikuar vetëm si Yurii, tregoi se gjithçka ndodhi pak çaste pasi kishte mbërritur në treg së bashku me bashkëshorten. “Sapo kisha vendosur çadrën dhe kisha nisur të shkarkoja kutitë. Gruaja ime ishte me mua. Dëgjuam një zhurmë, por nuk e shihnim dot dronin. Ai erdhi nga pas tregut dhe fluturonte shumë ulët”, rrëfeu ai nga shtrati i spitalit.Lexo edhe :Related Posts Duke përshkruar frikën e atyre...
Burimi:
vizionplus.tv