Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon planin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon planin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi I tij nuk e ka pranuar planin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për Gazën. “Presidenti Trump dhe ekipi i tij mendojnë se mund ta detyrojnë Hamasin të çarmatoset dhe të demilitarizojë Gazën. Ne po e shqyrtojmë këtë. Ata na dërguan një draft. Ne nuk ramë dakord me të, nuk ishte drafti ynë. Ne u dërguam atyre komentet tona. Rastësisht, ne i dërguam komentet tona para fushatës mediatike mbi këtë çështje. Ky është qëndrimi ynë. Ne qëndrojmë të vendosur në mbrojtjen e interesave tona, si me mençuri ashtu edhe me vendosmëri, mendoj unë”, tha Netanyahu. Ai theksoi  se çdo tërheqje e ushtrisë izraelite nga territori palestinez duhet të ndodhë vetëm pas çarmatimit të plotë të Hamasit. “Unë...