Zjarri në Selenicë, digjen dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh për pjesë këmbimi (VIDEO)

Zjarri në Selenicë, digjen dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh për pjesë këmbimi (VIDEO)

Një zjarr i rënë rreth mesditës së kësaj të mërkure në fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës, ka përfshirë dhe një pikë grumbullimi automjetesh për pjesë këmbimi. Si pasojë e flakëve janë djegur rreth dhjetëra automjete, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet hetimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas pronarit të biznesit Tomian Hysaj, dëmi ekonomik i shkaktuar nga flakët llogaritet në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai kërkon mbështetje nga Bashkia e Selenicës dhe institucionet shtetërore për të përballuar humbjet. Shefi i Emergjencave...