Kryepolici Hita inauguron godinën e re të Policisë në Berat: Nuk do të ketë asnjë hap pas në luftën kundër krimit
Berati është ndër qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në vend, por kjo nuk do të thotë se do të ketë më pak kontrolle apo angazhim nga Policia. Këtë e konfirmoi të mërkurën Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, gjatë inaugurimit të godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Hita u shpreh se godina e re është një investim që, përveç përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Policisë, do t’u ofrojë qytetarëve një shërbim më cilësor. Sipas tij, ambientet moderne, të kombinuara me profesionalizmin, etikën dhe sjelljen korrekte të efektivëve, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë si për banorët e qarkut, ashtu edhe për turistët që vizitojnë Beratin. “Ashtu si Drejtoria Vendore e Policisë Berat,...
Burimi:
sot.com.al