Harper’s Bazaar shkruan për Sunny Hill, Dua Lipën e quan mbretëreshë

Harper’s Bazaar shkruan për Sunny Hill, Dua Lipën e quan mbretëreshë

Revista prestigjioze amerikane “Harper’s Bazaar” ka shkruar për festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, duke e vendosur Kosovën në vëmendjen e lexuesve të saj ndërkombëtarë dhe duke i kushtuar një artikull Dua Lipës dhe paraqitjeve të saj gjatë festivalit. Në artikullin e publikuar më 4 gusht, revista shkruan se Dua Lipa solli industrinë e muzikës në Prishtinë për festivalin disaditor, ndërsa këngëtaren shqiptare e quan “mbretëresha e Sunny Hill Festival”. “Harper’s Bazaar” ka veçuar stilin e Dua Lipës gjatë netëve të festivalit, duke shkruar se ajo zgjodhi veshje që e çuan stilin tipik të festivaleve në një nivel tjetër. Sipas revistës, në natën e parë, Dua Lipa iu bashkua turmës për ta përjetuar energjinë e festivalit dhe performancën e Katy Perryt, e veshur me një minifustan...