Fijet e fatit
Ag Apolloni FIJET E FATIT Kujtesa poetike është ruajtje e imazheve dhe ndjesive më të fuqishme të njeriut, ndërsa predikimi i fatit është pjesë natyrale e poezisë. Njeriu është në duar të fatit. Me këto duar merret edhe libri më i ri i poetes Blerina Rogova Gaxha, Fallxhorja, me një titull që i referohet një figure arketipale që na shfaqet në mitologjinë greke, pastaj në teatrin e Shekspirit dhe, herë pas here, në shekujt e mëvonshëm. Fallxhorja, qoftë nga orakulli i Delfit, qoftë Kasandra e Trojës, apo magjistrica e Shekspirit, e parandien dhe e parasheh fatin, dhe kjo e bën atë person të sikletshëm për të tjerët që duan ta jetojnë të tashmen, pa e menduar të ardhmen, sepse, sado e bukur që mund të...
Burimi:
kultplus.com