“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania e tij merr para nga qeveria edhe pse është arrestuar në Francë

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania e tij merr para nga qeveria edhe pse është arrestuar në Francë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha  akuzoi qeverinë  se i dha 8.5 milionë euro kompanisë së Ermal Beqirit i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet nga SPAK-u për “Konkurrencë të paligjshme”, “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shkelje të  barazisë  në tendera”, të kryera si pjesë e një  grupi  të strukturuar kriminal. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se kompania e Ermal Beqirit, “Soft Solution”  ka marrë këto ditë nga ministia e financave shumën prej 8.5 milionë euro, duke bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për kalimin e fondeve.  “Edi Rama urdhëroi dhe ministren e Financave t’i disbursojë 8.5 milionë euro për t’i dëshmuar Ermal Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, se nuk ka urdhër ekstradimi që mund të...