UEFA ndryshon rregullat: Kartonët e verdhë dhe koha në tabela elektronike marrin forma të reja
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka miratuar dy ndryshime të rëndësishme në rregulloren e saj, të cilat do të hyjnë në fuqi nga fillimi i sezonit të ri dhe do të zbatohen në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Ndryshimi i parë lidhet me sistemin e pezullimeve për shkak të kartonëve të verdhë. Sipas rregullores së re, lojtarët nuk do të mungojnë më pas grumbullimit të tre kartonëve të verdhë, por vetëm pasi të marrin katër kartonë të verdhë gjatë fazës së ligës. UEFA synon që ky ndryshim të zvogëlojë numrin e pezullimeve dhe t’u mundësojë skuadrave më shumë stabilitet gjatë garave evropiane. Pas pezullimit të parë, ndëshkimi i radhës do të vijë pas çdo dy kartonëve të tjerë të verdhë,...
Burimi:
kultplus.com