Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Në Durrës u çel ekspozita personale e piktorit Edmond Hysi, një nga emrat e njohur të artit pamor, i cili prezanton para publikut rreth 60 vepra në grafikë, mix media dhe akrilik. Screenshot Ekspozita sjell një përmbledhje të krijimtarisë së artistit ndër vite, ku mbizotërojnë kompozimet abstrakte, monotipet, kolazhet dhe impresione të ndryshme artistike. Vetë autori u shpreh se ka zgjedhur të ekspozojë kryesisht punët e tij më të fundit, të realizuara përgjatë një rrugëtimi krijues prej tre dekadash.