Ermal Meta, mes rrënjëve shqiptare dhe zërit të protestës në “La Notte della Taranta”

Ermal Meta, mes rrënjëve shqiptare dhe zërit të protestës në “La Notte della Taranta”

Melpignano u kthye në një skenë ku muzika kapërceu kufijtë dhe rrënjët shqiptare gjetën vend mes traditës së Salentos. Në edicionin e 29-të të “La Notte della Taranta”, Ermal Meta mori drejtimin artistik si “Maestro Concertatore”, duke sjellë një program ku tradita, identiteti dhe mesazhi social u ndërthurën. Para mijëra spektatorëve, këngëtari italo-shqiptar interpretoi “Nu simu nienti”, këngën e re të realizuar me Claudio Prima në dialektin salentin. “Nuk jemi asgjë”, siç përkthehet titulli, është një këngë me një mesazh të drejtpërdrejtë mbi pabarazinë, pushtetin, mbrojtjen e tokës dhe të drejtën e komuniteteve për të ruajtur hapësirat dhe mënyrën e tyre të jetesës. Por në qendër të mbrëmjes ishte edhe Shqipëria. Përmes “Lule, lule”, një këngë e traditës arbëreshe, Meta solli në skenën e festivalit...