Edi Rama ndan pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës: një udhëtim në kujtesën e qytetit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës, duke sjellë në vëmendje një prej hapësirave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit. I vendosur në shtëpinë karakteristike “Oso Kuka”, muzeu ruan dëshmi të historisë, artit, etnografisë dhe jetës qytetare shkodrane. Koleksionet e tij përcjellin përmes objekteve dhe dokumenteve gjurmë të një qytetërimi të pasur, duke e kthyer vizitën në një udhëtim përmes kujtesës së Shkodrës. Postimi i Ramës vjen në një periudhë kur qyteti po përjeton një fluks të shtuar vizitorësh vendas dhe të huaj, duke nxjerrë në pah edhe pasuritë kulturore që plotësojnë peizazhin historik e turistik të Shkodrës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com