Gramoz Burba: Një jetë me këngën popullore, në skenë me traditën, por sot me shqetësimin për të ardhmen e folklorit
Pas një rrugëtimi të gjatë artistik, kushtuar këngës popullore dhe polifonisë shqiptare, këngëtari Gramoz Burba vijon të mbetet një nga emrat e njohur të skenës folklorike. Në intervistën për gazetën “SOT” ai rrëfen për karrierën e tij, përvojën shumëvjeçare në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, si dhe për momentet më të rëndësishme që kanë shoqëruar jetën e tij artistike. Me pasionin e një artisti që i ka kushtuar dekada ruajtjes dhe përcjelljes së traditës, Burba flet për vlerat e polifonisë shqiptare, për sfidat e folklorit sot, për brezin e ri dhe për nevojën që trashëgimia jonë kulturore të ruhet e të përcillet më tej. Në vijim të veprimtarisë së tij artistike, në vitin 2023 Gramoz Burba ishte dhe ideatori i koncertit “Shqipëria ime”,...
Burimi:
sot.com.al