Gonxhja dhe Buttafuoco takim në Venecia për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Gonxhja dhe Buttafuoco takim në Venecia për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia u zhvillua një takim, që solli në fokus forcimin e bashkëpunimit kulturor mes vendit tonë dhe Italisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim strategjik me Presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, në kuadër të Bienales së Venecias, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë dhe forcimin e marrëdhënieve institucionale me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës. Sipas njoftimit zyrtar, në fokus të takimit ishte ndërtimi i një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e artit bashkëkohor, arkitekturës, arkivave, dokumentimit dhe edukimit artistik, duke krijuar hapësira të reja bashkëpunimi për artistë, kuratorë, studiues dhe të rinj shqiptarë. “Palët diskutuan mbi zhvillimin e projekteve të përbashkëta për ekspozita,...