Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë drejt përfundimit

Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë drejt përfundimit

Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në Tiranë po merr formë çdo ditë. Nga skena te studiot krijuese e punishtet profesionale do të jetë një hapësirë multifunksionale për brezat e rinj. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se është dhe një prej investimeve më të rëndësishme për artin, edukimin dhe krijimtarinë. Ndër të tjera Gonxhja thotë se kjo qendër do të jetë një shtëpi e re për talentin, imagjinatën dhe zhvillimin artistik të brezave të rinj. “Drejt përfundimit, një prej projekteve më komplekse, të një prej investimeve më të rëndësishme për artin, edukimin dhe krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Godina e re e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, tek Garda, po merr formë çdo...