Gjueti thesari gjatë verës? Në Finlandë ju pret një shufër ari 23 mijë dollarë

Gjueti thesari gjatë verës? Në Finlandë ju pret një shufër ari 23 mijë dollarë

E njohur më shumë si shtëpia e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe për peizazhet e saj që kujtojnë botën magjike të Narnias, Lapland në Finlandë po fton turistët të shkëmbejnë udhëtimet me drerët me një gjueti ari të fshehur gjatë gjithë verës. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë shtigjet dhe monumentet e Levit, një vendpushim në Finlandën veriore, i njohur për pistat e skive dimërore dhe pamjet e Dritave Veriore, ku gjuetarët e pasurisë do të jenë në kërkim të një shufre ari me vlerë 23,300 dollarë. Gjuetia e Diellit të Mesnatës fillon më 18 qershor në Qendrën e Vizitorëve të Levit, sipas një deklarate nga Visit Levi të martën. Pjesëmarrësit mund të mbledhin të dhënat e tyre të para dhe të regjistrohen për gjueti në...