Gërmimet në Amantia hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë, një nga zbulimet…
Nga Julia Vrapi Gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias po hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë. Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet turistike për qarkun e Vlorës, ku nga gërmimet e arkeologjike po zbulohen gjurmë të jetës antike. Gërmimet më të fundit arkeologjike janë realizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe këto zbulime po hedhin dritë mbi një kapitull të ri të historisë së Amantias. Nga MTKS bëhet me dije se gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias po zbulojnë gjurmë të jetës antike, mure mbrojtëse dhe struktura historike që ruajnë mistere të pazgjidhura. “Nga gërmimet arkeologjike të fortifikimit në taracën lindore, i cili u zbulua gjatë gërmimit të...
Burimi:
sot.com.al