Filmi i shkurtër dhe kinemaja mesdhetare në fokus të “Tirana Mediterranean Film Festival 2026”
Nga Julia Vrapi Filmi i shkurtër dhe kinemaja mesdhetare bëhen për katër ditë qendra e një programi artistik që sjell në vëmendje histori, emocione dhe realitete të shoqërive të Mesdheut. Artistë, regjisorë dhe producentë nga vende të ndryshme do të bashkohen në një atmosferë kushtuar dialogut kulturor dhe fuqisë së artit filmik në “Tirana Mediterranean Film Festival 2026”, që nis këtë mbrëmje. Edicioni i dytë i këtij eventi ndërkombëtar sjell projeksione filmash, masterklase dhe takime artistike me emra të njohur të kinemasë. “Tirana Mediterranean Film Festival”, që vendos në qendër filmin e shkurtër dhe fuqinë e kinemasë mesdhetare zhvillohet nga data 28 deri më 31 maj 2026. Sipas njoftimit rreth këtij festivali, ai do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Artit “Agimi”, ku për...
Burimi:
sot.com.al