“Eurovision 2026” në Vjenë, 35 shtete në garë, Shqipëria me Alis Kallaçin dhe këngën “Nan” në gjysmëfinalen e dytë…
Nga Julia Vrapi “Eurovision” në edicionin e 70-të këtë vit me garën e këngës në Vjenë të Austrisë. Shqipëria prezantohet me këngëtarin Alis Kallaçi, i cili do të ngjitet në skenën e madhe më 14 maj për të interpretuar këngën “Nan”, një performancë që premton emocion, thellësi vokale dhe ndjeshmëri artistike. Edicioni i këtij viti përfshin pjesëmarrjen e 35 shteteve. Një natë më parë “Eurovision 2026” zhvilloi gjysmëfinalen e parë në Vjenë dhe do të ketë gjysmëfinalen e dytë më 14 maj. “Eurovision” me zhvillimin e tij sjell dhe një spektakël të madh muzikor, ku në mbrëmjen e së shtunës më 16 maj do të jetë dhe finalja e madhe. Me këngën “Nan”, Alis Kallaçi u shpall dhe fitues i Festivalit të Këngë në RTSH...
Burimi:
sot.com.al