Edhe qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi do të votojnë për pamjen e re të euros
Paraqitja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet edhe nga votat e qytetarëve të Kosovës dhe Malit të Zi, ndonëse këto dy vende nuk janë pjesë e eurozonës. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka përzgjedhur 10 propozime për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro, të bazuara në temat “Kultura evropiane” dhe “Lumenjtë dhe zogjtë”. Përzgjedhja u bë pas një konkursi në nivel të Bashkimit Evropian, ku u paraqitën mbi 1.200 dizajne nga autorë të ndryshëm. Para vendimit përfundimtar, BQE do të zhvillojë një anketë publike ku mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Evropës, përfshirë edhe ata nga shtetet që nuk janë pjesë e eurozonës. Kjo do të thotë se të drejtë vote do të kenë edhe qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi,...
Burimi:
kultplus.com