Dy pjepra të çmuar nga Japonia thyejnë rekordin në ankand, duke u shitur për…
Kur bëhet fjalë për të paguar fruta me çmim të lartë, Japonia nuk i pranon konkurencë. Një burrë “me fat” ka fituar dy pjepra të rrallë, të kultivuara në ishullin Hokkaido, për çmimin rekord prej 5,8 milionë jen, që korrespondojnë rreth 31.300 euro. Kjo shumë i ka lejuar atij të thyejë rekordin historik prej 5 milionë jen, të vendosur nga një blerës tjetër në vitin 2019. Për të blerë dy pjeprat e llojit cantalupo, të njohura për pulpën e tyre shumë të ëmbël, ka qenë kompania Futami Seika, një ndërmarrje tregtare frutash me seli në Kushiro. Frutat do të ekspozohen më pas në një nga supermarketet e saj në Tokio deri të dielën. Sipas fermerëve të Hokkaido-s, këtë vit do të dërgohen 3.086 tonë pjeprash,...
Burimi:
syri.net