Marubët dhe Gjon Mili, dy histori fotografie që bashkohen në Shkodër
Muzeu “Marubi” në Shkodër nuk është thjesht një hapësirë ekspozimi, por është një rrëfim i fotografisë që nis në shekullin XIX me dinastinë Marubi dhe vijon të frymëzojë edhe sot. Ekspozita e përhershme “Dinastia Marubi” të çon në fillesat e fotografisë shqiptare, aty ku çdo imazh është kujtesë, identitet dhe histori. Një pasuri e rrallë, e vlerësuar botërisht dhe pjesë e programit të UNESCO-s, që e bën këtë koleksion një thesar unik për gjithë njerëzimin. Ndërsa sot sipas muzeut “Marubi”, kjo histori takohet me një tjetër emër që ndryshoi rrjedhën e fotografisë, Gjon Mili. “Në ekspozitën “Gjon Mili: Retrospektivë”, drita nuk është vetëm mjet, por gjuhë: lëviz, vallëzon dhe krijon imazhe që sfidojnë kohën. Nga negativët prej xhami të Marubëve te eksperimentet revolucionare të Milit,...
Burimi:
sot.com.al