Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë
Festivali i Këngës Arbëreshe është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kushtuar ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, traditave dhe identitetit arbëresh në Itali. Ambientet historike të Kolegjit të Shën Mitrit në San Demetrio Corone do të bëhen sërish qendra e kulturës arbëreshe, me zhvillimin e festivalit. Nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëhet me dije se nën moton “E ardhmja e identitetit tonë, rrënjët e historisë sonë”, edicioni i këtij viti, nën organizimin e Bashkisë së San Demetrio Corone-s dhe institucione të tjera vendore e rajonale, sjell një program të pasur, ku muzika ndërthuret me historinë dhe traditën. “Programi do të hapet më 6 gusht me Valljet arbëreshe nëpër qytet, një manifestim që rikthen në qendër të vëmendjes traditat e komunitetit arbëresh. Po...
Burimi:
sot.com.al