“Il Trovatore”, historia, drama dhe muzika e Verdit në skenën shqiptare
Nga Julia Vrapi “Il Trovatore” e Giuseppe Verdit është një nga operat më të njohura të repertorit botëror, një vepër ku përplasen dashuria, xhelozia, hakmarrja dhe tragjedia njerëzore. Opera “Il Trovatore” erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë sezonit artistik që lamë pas me një produksion të ri dhe me një kast solistësh që i dhanë forcë, dramë dhe emocion muzikës së Giuseppe Verdit. “Il Trovatore”, kryevepra botërore e Verdit, u rikthye në skenën e teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një produksion, që mbante firmën e regjisorit Roberto Catalani, realizuar nga Teatro “Amilcare Ponchielli” i Cremonës në Itali. Në mbrëmjet e dhjetori të vitit të kaluar, vepra erdhi në skenë dhe si një nga momentet e veçanta të kalendarit...
Burimi:
sot.com.al