Nga mushkonjat te njerëzit, virusi i Nilit Perëndimor përhapet në 7 vende të Europës, 94 raste në Itali dhe 6 viktima në Greqi

Nga mushkonjat te njerëzit, virusi i Nilit Perëndimor përhapet në 7 vende të Europës, 94 raste në Itali dhe 6 viktima në Greqi

Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme të shpejta në Europë. Italia kryeson për numrin e rasteve të konfirmuara, ndërsa në Greqi, vetëm pak kilometra larg Shqipërisë, janë regjistruar 65 të infektuar dhe gjashtë viktima. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deri më 29 korrik raste janë raportuar në Itali, Greqi, Rumani, Francë, Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Gjermani. Në total janë identifikuar 49 zona të prekura në shtatë vende europiane, 30 prej tyre vetëm në Itali. Italia kryeson me 94 raste të konfirmuara. Pas saj renditet Greqia me 65 raste, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Spanja kanë raportuar nga shtatë raste secila, Rumania pesë, Franca dy dhe Gjermania një rast. Në Greqi, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar...