Kosovë/ Kurti kushtëzon konstituimin e Kuvendit: Na duhet marrëveshje për presidentin, vetëm kështu shmangim…
Në konferencën për mediat pas ndërprerjes së seancës, Albin Kurti tha se nevojitet më shumë kohë për diskutime dhe se Kuvendi duhet të vazhdojë punimet vetëm pasi të ketë një marrëveshje për presidentin. Ai shtoi se është i gatshëm të vijojë bisedimet me LDK-në, ndërsa u bëri thirrje edhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kreut të AAK-së, Ardian Gjini, të ulen në negociata. Sipas Kurtit, nëse kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese dhe qeveria formohet nga shumica parlamentare, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi që duhet të ndahet edhe me PDK-në dhe AAK-në. “Përballë kësaj situate, e cila ka nevojë për trashëgimi dhe konsideroj se është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimit para se të lëvizim me konstituimin e Kuvendit, gjë...
Burimi:
sot.com.al