Kanosi stafin e një hoteli në Palasë dhe ia mbathi, Policia e Vlorës shpall në kërkim ish-policin Ulian Shpataraku
Policia e Himarës ka shpallur në kërkim policor ish-policin Uljan Shpataraku. Ish-zyrtari policor një nga njerëzit më të afërt të ish kryepolicit Ilir Proda është kallëzuar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut të cilët pretendojnë se janë kanosur e kërcënuar nga Shpatarku. Pas një debati verbal, punonjësit pretendojnë se i ka kërcënuar me jetë. Shpataraku aktualisht është i përjashtuar nga organizata e policisë, madje disa ditë më parë kërkoi në gjykatë rikthimin.
Burimi:
sot.com.al