“Çohu Divjakë”/ Banorët protestojnë kundër ndryshimeve të Reformës Territoriale: Jo bashkimit me Lushnjën!
Banorët e Divjakës janë mbledhur sot në një protestë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara të Reformës Administrativo-Territoriale. Me pankarta dhe thirrjet “Çohu Divjakë”, qytetarët u mblodhën në sheshin qëndror, ku mbajtën edhe fjalime. Sipas propozimeve të bëra me këtë reformë, Divjaka pritet t’i kalojë Bashkisë Lushnjë. Që nga publikimi i propozimeve të mazhorancës për reformën, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit kanë dalë kundër, duke theksuar cenimin e elementit kulturor dhe identitar.
Burimi:
sot.com.al