“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët marshojnë te Kryeministria me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi…

“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët marshojnë te Kryeministria me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi…

Nën thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” mbrëmjen e sotme, drejt Kryeministrisë, për protestën e 68-të radhazi dhe rezistencën popullore për ndryshimin e sistemit dhe rrëzimin e qeverisë. Qytetarët shprehën revoltën e tyre me parulla, pankarta dhe thirrje të pandërprera në kor, ku slogani kryesor mbetej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni dhe jo biznes privat”, ishte një nga thirrjet e tyre. “Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Ju erdhi fundi”, “Ndryshim sistemi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama i pabesë”, ishin edhe sloganet e tjera të marshimit, para se të nisnin fjalimet në podiumin para kryeministrisë.