“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump, duke i akuzuar se po ndjekin një “diplomaci teatri” dhe një strategji të dështuar në marrëdhëniet me Iranin. Në një postim në platformën X, Ghalibaf shkroi: “Sulmi masiv po vjen… prit, s’ka problem, duan të negociojnë.’ Kjo është diplomaci teatri që përsëritet. Përdorimi i kërcënimeve plus premtimeve të pa mbajtura dhe lajmet false si levë kundër nesh është strategji e dështuar. Pranoni faktet dhe përmbushni angazhimet tuaja. Nuk na duhet më teatër.” Deklarata e tij vjen në kontekstin e tensionit të vazhdueshëm midis Teheranit dhe Uashingtonit, pas një periudhe konflikti ushtarak dhe përpjekjesh për arritjen e një armëpushimi dhe një memorandumi mirëkuptimi (MoU) që daton që nga pranvera...