Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia rikthen lobimin në SHBA për F-35, firmos kontratë 2.4 milionë dollarë me kompani të lidhur me Trump Turqia po intensifikon përpjekjet për t’u rikthyer në programin e avionëve luftarakë F-35, duke angazhuar një firmë të fuqishme lobimi në Uashington me lidhje të afërta me Presidentin Donald Trump. Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me vlerë 2.4 milionë dollarë me kompaninë Ballard Partners, sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së. Marrëveshja, e firmosur më 8 gusht, parashikon pagesën e 200 mijë dollarëve në muaj për shërbime të marrëdhënieve me qeverinë amerikane, këshillim strategjik dhe përfaqësim të interesave të Ankarasë përballë institucioneve federale. Firma do të ketë gjithashtu detyrën të informojë qeverinë turke mbi zhvillimet në Kongresin amerikan dhe...