Gjuhadolli nuk është pronë e Benet Becit. Është trashëgimi e Shkodrës

Gjuhadolli nuk është pronë e Benet Becit. Është trashëgimi e Shkodrës

Nga Kliti Hoti  Prej ditësh, shkodranët po përballen me dokumente që ngrenë shqetësime serioze mbi atë që po planifikohet në zemër të Gjuhadolit. Rreth një muaj më parë, qytetarët e Shkodrës panë Bashkinë të ndërhynte në një objekt historik në Gjuhadol, duke shembur pjesë të çatisë dhe të mureve me argumentin se godina paraqiste rrezik për kalimtarët. Sot, mbi të njëjtin objekt, publikohet një projekt që parashikon ndërtimin e një godine shumëkatëshe në zemër të Qendrës Historike. Kjo kronologji nuk mund të mos ngrejë pikëpyetje të forta. Si është e mundur që një objekt historik, i cili deri dje paraqitej si rrezik për t’u ruajtur, sot të konsiderohet i përshtatshëm për një ndërhyrje që ndryshon rrënjësisht karakterin e tij? Si është e mundur që në...