Ebola vret më shumë se 300 fëmijë në RD të Kongos

Ebola vret më shumë se 300 fëmijë në RD të Kongos

Më shumë se 300 fëmijë kanë vdekur në shpërthimin aktual të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, tha të enjten UNICEF, duke paralajmëruar se epidemia po kërcënon gjithashtu shërbimet thelbësore shëndetësore në provincën lindore të Iturit, më të goditurën nga shpërthimi. Në një deklaratë, UNICEF tha se Kongoja kishte regjistruar 743 raste të konfirmuara te fëmijët e moshës 17 vjeç e poshtë, përfshirë 330 vdekje, deri më 2 gusht. Midis prillit dhe qershorit, përdorimi i shërbimeve thelbësore shëndetësore ra me 42% në zonat kryesore të prekura nga shpërthimi, në Bunia, Mongbwalu, Nizi dhe Rwampara, ndërsa përdorimi i shërbimeve në të gjithë provincën e Iturit ra me rreth 13%, tha organizata. Megjithëse fëmijët përbëjnë pothuajse një në katër raste të konfirmuara, ata përbëjnë pothuajse një në...