“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore. Vuçiç konfirmoi se Zelensky do të vijë në Serbi dhe theksoi tre tema që do të jenë në tryezë – “rruga evropiane e Ukrainës dhe Serbisë”, bashkëpunimi dypalësh ekonomik dhe energjetik. “Nuk duhet të harrojmë se Ukraina nuk e njohu Kosovën e pavarur, organizoi dy herë samitet e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe se nuk ftoi përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiç në reagimin e tij. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia do t’u bashkohej sanksioneve evropiane kundër Rusisë,...