Ekuador/ Kapen 21 ton kokainë e financuar nga mafia shqiptare, prangosen 44 persona
Një operacion i përbashkët mes autoriteteve të Ekuadorit dhe Spanjës ka kapur 21 ton kokainë, që ishte nisur nga portet e Guayaquil në Ekuador drejt Evropës. Sipas autoriteteve spanjolle, rrjeti kishte financim nga mafia shqiptare, me operacione financiare që dyshohet se drejtoheshin nga Dubai, shkruan gazeta më e madhe ekuadoriane. PRIMICIAS.es Autoritetet e Ekuadorit dhe Spanjës kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës në kuadër të operacionit ‘Mondragón’, duke arrestuar 44 persona dhe sekuestruar gjithsej 21 ton kokainë. Sipas hetuesve, operacionet e rrjetit financoheshin nga mafia shqiptare, ndërsa një pjesë e investitorëve vepronin nga Dubai. Hetimet, të cilat nisën në vitin 2024 dhe u finalizuan më 5 gusht, çuan në arrestimin e 36 shtetasve ekuadorianë dhe 8 shtetasve spanjollë. Sipas Gardës Civile të...
Burimi:
syri.net