Aktivistja Vatnikaj nga protesta: Kërkesat tona të panegociueshme, nuk ikim nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës!
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka folur nga protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar se pas 68 ditësh tubime qytetare ka nisur një ndryshim i madh në shoqërinë shqiptare. Vatnikaj u shpreh se qytetarët janë bashkuar përtej ndarjeve krahinore dhe politike, me synimin për të kërkuar një Shqipëri më të lirë dhe më të drejtë. “Përtej dallimeve krahinore, ne duam që së bashku të bëjmë një Shqipëri jo vetëm të re, por të lirë. Luftëtarët që ka prodhuar kjo shoqëri, kjo tokë, na kanë bërë të kuptojmë se si është ndërtuar lufta kundër korrupsionit, kundër dhunës policore, kundër oligarkisë dhe medias së shitur”, deklaroi ajo. Sipas aktivistes, protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve, duke theksuar se sheshi nuk do të braktiset....
Burimi:
sot.com.al