Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës
Zjarri vijon të mbetet aktiv edhe në zonën Panahor-Ngraçan, ku forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë ditës për të kufizuar përhapjen e flakëve. Me rënien e natës, operacioni është ndërprerë përkohësisht dhe do të rifillojë në orët e para të mëngjesit.Vatra në Panahor-Ngraçan nuk është vënë ende nën kontroll dhe vijon të përfshijë sipërfaqe me bimësi. Ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse u pezullua për shkak të errësirës, pasi kushtet në terren e bëjnë të vështirë vijimin e operacionit gjatë natës. Autoritetet do të rikthehen në terren në mëngjes për të vijuar përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata mbetet nën monitorim. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com