Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, pas një kallëzimi të depozituar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut. Sipas pretendimeve të kallëzuesve, ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, gjatë të cilit Shpataraku dyshohet se i ka kanosur dhe kërcënuar me jetë punonjësit e hotelit. Burime bëjnë me dije se Shpataraku, i cili më herët ka mbajtur funksione në Policinë e Shtetit dhe konsiderohej një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, është aktualisht i përjashtuar nga radhët e policisë. Pak ditë më parë, ai iu drejtua gjykatës duke kërkuar rikthimin në detyrë. Ndërkohë, lidhur me kallëzimin e fundit, Policia ka nisur veprimet procedurale dhe vijon punën për lokalizimin...