“Duam dorëheqjen e kryeministrit më të korruptuar në Evropë”/ Aktivisti: Mashtruan popullin për 35 vite…
Një nga aktivistët pjesëmarrës në protestë foli nga podiumi para Kryeministrisë duke ironizuar politikën dhe qeverinë, se sa të “bukur” e kishin shndërruar Shqipërinë me investime, porte, aeroporte dhe të mira gjithandej. Ai tha se kjo klasë politike për 35 vite kishte mashtruar dhe populli tani nuk i besonte më. Aktivisti apeloi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si më të korruptuarin në Evropë. “Kjo është Shqipëria e premtuar nga këta njerëz dhe që kurrë nuk erdhi, kjo Shqipëri e premtuar nga kjo klasë politike e korruptuar, por ju keni humbur besimin tek kjo klasë politike. Shqipëria jonë është një vend me fusha, male dhe det, ndaj ajo është e jona dhe u themi këtyre: Ju erdhi fundi! Dhe pas 35 vitesh...
Burimi:
sot.com.al