Mirditë/ Del nga rruga duke drejtuar motorin, ndërron jetë në spital shqiptari nga Kosova
Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas një aksidenti me motor në autostradën pranë fshatit Fan, në Mirditë. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale L. D. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga. I plagosur rëndë, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra. Mirditë/ Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku,...
Burimi:
syri.net