Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Pas gati 3 ditësh ndërhyrje nga toka dhe ajri, zjarri në fshatrat Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës po shkon drejt izolimit. Autoritetet njoftuan mbrëmjen e së enjtes se tashmë beteja vazhdon në masivin pyjor të Drenijes, ku terreni ka vështirësuar ndërhyrjen për shkak të errësirës. Vatra po mbahet gjithsesi nën kontroll, ndërsa banorët e evakuuar janë rikthyer në banesat e tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në vend, nga të cilat 10 mbeten aktive. Aksioni po vijon në fshatin Priskë në malin e Dajtit nga toka dhe ajri, por bëhet e ditur se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra aktive ka edhe në qarqet e Elbasanit, por larg zonave të banuara....