Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fan të Mirditës mbrëmjen e sotme. Policia njofton se:Rreth orës 20:00, në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi:
javanews.al