Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec

Rrezikoi pushuesit, 300 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Zvërnec

Drejtuesi i një Jet Ski në ‘Plazhin e Hidrovorit’ në Zvërnec është ndëshkuar me 300.000 lekë gjobë. Ai kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku lahen pushuesit duke cenuar sigurinë. Njoftimi i policisë: Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me masë administrative 300.000 lekë të rinj. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, në zonën e Zvërnecit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (Jet Ski), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku...