Kalaja e Rozafës drejt një transformimi të ri, investime për trashëgiminë dhe turizmin
Kalaja e Rozafës po hyn në një periudhë të re ndërhyrjesh, ku krahas mbrojtjes së monumentit historik, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mënyrës se si vizitorët e përjetojnë një prej simboleve më të njohura të Shkodrës. Projekti i ri synon të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet e pritjes së turistëve, ndërsa ndërhyrjet në kompleksin e kalasë do të orientohen drejt restaurimit dhe ruajtjes së vlerave të saj historike e arkitektonike. Nisma mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa financimi realizohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe Bashkinë Shkodër. Një pjesë e rëndësishme e projektit lidhet me aksesin dhe organizimin e lëvizjes së vizitorëve. Në plan janë përfshirë masa për menaxhimin e transportit, si...
Burimi:
kultplus.com